Shijoni aventurën nëpër Shqipëri, duke provuar një nivel të lartë adrenaline në zonat më të fshehura
dhe të paeksploruara të saj. Këto udhëtime off-road do të jenë sigurisht të paharrueshme.
Për dashuruesit e aventurës, bashkohuni me ne në organizimin tonë të jeep safari që nis nga Saranda.
Destinacioni ynë i parë është fshati Borsh; te ujëvara kemi një pushim të shkurtër për kafe ose pije freskuese.
Pasi kemi "ngarkuar bateritë" dhe jemi gati për të jetuar një nga aventurat më mbresëlënëse, largohemi nga Borshi
dhe vazhdojmë të vizitojmë fshatin e vjetër të Pilurit. Kemi kohë të eksplorojmë fshatin dhe pas eksplorimit tonë,
do të drejtohemi te restoranti për drekë. Në restorant gjendet një buefe me gatime të ndryshme tradicionale
(e përshtatshme edhe për vegjetarianët).
Këto pjata nuk mund të lihen pa u shoqëruar me pije freskuese ose me raki, e cila është pija tradicionale
alkoolike shqiptare. Pasi të përfundojmë drekën e shijshme, do të vazhdojmë drejt plazhit mahnitës të Lamanit
që ndodhet në Himarë për not, plazh dhe snorkeling (përfshirë shezlongët dhe ombrellën). Pas plazhit,
do të vizitojmë Kalanë e Porto Palermos, dhurata e Ali Pashës për dashurinë e tij unike, Vasiliqinë.
Kemi kohë të eksplorojmë Kalanë dhe të bëjmë shumë foto nga pamja që të lë pa frymë. Duke mbyllur këtë udhëtim,
do të kthehemi drejt Sarandës duke shijuar pamjen e vijës bregdetare të Shqipërisë së Jugut me perëndimin e diellit
(udhëtim 160 km).
REKOMANDIME: Aparat fotografik, syze dielli, një shishe ujë, kapele, krem dielli
dhe më e rëndësishmja, shpirtin tuaj për të jetuar aventurën në maksimum.
ITINERARI:
- 08:30 Nisja nga Ksamili
- 08:50 Arritja në Sarandë
- 09:00 Nisja nga Saranda drejt fshatit Borsh
- 09:40 Arritja te Ujëvara e Borshit për një pushim të shkurtër me një kafe.
- 10:40 Nisja nga Borshi.
- 11:30 Largohemi nga Borshi dhe drejtohemi për në fshatin historik të Pilurit. Eksploroni këtë fshat
sharmant, i njohur për traditat e pasura dhe pamjet mahnitëse panoramike.
- 12:00 Nisja për të vizituar Kishën e Shën Kollit.
- 12:35 Drekë në një restorant lokal me pjata tradicionale shqiptare.
- 13:30 Nisja nga Piluri.
- 14:00 Arritja dhe vizita në Kalanë e Porto Palermos.
- 14:30 Nisja nga Porto Palermo.
- 14:50 Arritja në fshatin Borsh dhe kohë e lirë në plazhet e tij.
- 17:00 Nisja nga Borshi.
- 18:00 Arritja në Sarandë.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Të përfshira në çmim
- Shezlongët në plazh
- Kafeja e mëngjesit te Ujëvara e Borshit
- Dreka në një restorant lokal në Pilur
- Hyrja në Kalanë e Porto Palermos